VIDEO/ Krimet zgjedhore, Çela nga Fieri: Së shpejti rezultate

VIDEO/ Krimet zgjedhore, Çela nga Fieri: Së shpejti rezultate

12:24, 17/05/2021

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Fierit.

‘Qëllimi i vizitës, janë hetimet për denoncimet për krimet zgjedhore në kuadër të takimeve që po bëhen në Prokuroritë e Rretheve. Rëndësi hetimi korrekt për këto denoncime dhe transparenca ndaj publikut.

Në Fier janë të konsiderueshme dhe çështja e dytë, pastrimi i parave dhe evazioni fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin antimafia.

Hetime të rëndësishme edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar.’ ka thënë Olsian Çela.

‘Ka pasur një numër të konsiderueshëm në prokurorinë e Fierit për krime zgjedhore. KA pasur bashkëpunim dhe shumë shpejt do bëhen të ditura dhe është e rëndësishme që të tregohet transparencë dhe qasje tjetër.’ tha më tej Çela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco