VIDEO/ Meta në Takimin e Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijuni në Slloveni

VIDEO/ Meta në Takimin e Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijuni në Slloveni

11:44, 17/05/2021

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijuni, që organizohet në qytetin Brdo të Sllovenisë.

Meta tha se është "kënaqësi të marr pjesë sot në Takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, që organizohet në Brdo, Slloveni. Faleminderit Presidentit Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë."

Përvjetori i 10-të i Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe presidentët e vendeve të rajonit. Nga Kosova ka shkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe nga Serbia, Presidenti Aleksander Vuçiç, siç shihet në foto.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco