Ja si u gjet i vrarë Endri Mustafa, pranë tij edhe një pistoletë

Ja si u gjet i vrarë Endri Mustafa, pranë tij edhe një pistoletë

10:56, 17/05/2021

Një tjetër vrasje ka tronditur Shkodrën. Një 32-vjeçar, i identifikuar si Endri Mustafa, është gjetur i ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Livadheve.

Mustafa njihet si person problematik në kryeqendrën e veriut, i arrestuar më parë dhe i dënuar për plagosje! Ai njihej si pjesë e grupit të Astmer Bilalit në Shkodër. Trupi është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

BW publikoi edhe foto ekskluzive të trupit të pajetë të Endri Mustafës. Trupi i tij duket i shtrirë në një livadh teksa duket se ai ka qenë i veshur sportiv.

Mustafa dy netë më parë ka marrë dy mesazhe në celular dhe doli nga shtëpia për mos u kthyer më kurrë. Orari i daljes ka qenë në darkë teksa denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë e ëma.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco