Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Fiter Bajramit.
Në një mesazh në facebook ai shkruan, “uroj që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificën e besimtarëve dhe ta kthejë në paqe”.
"Gazuar Bajramin!
Të dashur miq, sot besimtarët mysliman pas agjërimit të muajt të madhnueshëm të Ramazanit kremtojnë ditën e bekuar të Fiter Bajramit.
Ju ftoj të dashur miq, të lutemi dhe të urojmë nga zemra të gjithë së bashku që i Gjithfuqishmi të pranojë sakrificën e tyre dhe ta kthej atë në paqe, mbaresi e të mira, për ata, familjet e tyre dhe mbarë kombin tonë. Gezuar! Sb".
© SYRI.net