Voton Nano: Ata që do të mërziten, të mos i mbajë shumë inati

Voton Nano: Ata që do të mërziten, të mos i mbajë shumë inati

12:13, 25/04/2021

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS-së, Fatos Nano ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar së bashku me bashkëshorten e tij Xhoana, në qendrën e votimit në kryeqytet e më pas ka dhënë edhe një mesazh për mediat.

Në fjalën e tij, Fatos Nano kishte edhe një mesazh për fituesit dhe humbësit që do dalin në këto zgjedhje.

‘Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten.

Jam i sigurt që ata që do gëzohen, do gëzohen, për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi’, tha Nano.

I pyetur ‘si ju duket pjesëmarrja në votime, a është shenjë pozitive për ndryshim?’, Nano dha këtë përgjigje:

‘Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco