Basha publikon VIDEO-n: Sot të gjithë kanë në dorë fuqinë e tyre

Basha publikon VIDEO-n: Sot të gjithë kanë në dorë fuqinë e tyre

11:47, 25/04/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video mesazh për të gjithë shqiptarët, duke u bërë thirrje atyre që sot të dalin të votojnë.

Basha thotë se kjo është dita e shqiptarëve, të cilët me votën e tyre do të bëjnë të mundur të ardhmen e tyre.

‘Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është  një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin.

Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje.

Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë.  Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco