Mashtrues dhe në ditën e votimit, Veliaj voton pa radhë, lë në diell pensionistët

Mashtrues dhe në ditën e votimit, Veliaj voton pa radhë, lë në diell pensionistët

11:37, 25/04/2021

Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa i janë drejtuar qendrës së votimit mëngjesin e sotëm.

Por në qendrën e votimit prisnin në radhë dhe disa të moshuar.

‘O shokë si jeni? Unë jam te gjashta dhe jo te pesa’ u shpreh Veliaj, ndërsa një prej të moshuarve që priste në radhë iu përgjigj: ''Edhe ne te gjashta jemi''.

‘Atëherë do të presin të gjithë së bashku’, dëgjohet të thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës. 

Por siç dhe duket dhe në ditën e votimit ai nuk mund t’i lërë mashtrimet. Pa kaluar disa sekonda dhe sapo kamerat u bënë gati në korridoret e qendrës së votimit, Veliajt i bënë shenjë që mund të futej dhe ai ashtu bëri, duke shpërfillur qytetarët që prisnin në diell.

Videon mund ta ndiqni më poshtë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco