Tentoi të fotografonte votën, arrestohet një qytetar në Tiranë

Tentoi të fotografonte votën, arrestohet një qytetar në Tiranë

11:31, 25/04/2021

Një qytetar ka tentuar të fotografojë votën e tij por është pikasur nga komisioneret dhe vëzhguesit.

Kjo ka ndodhur tek shkolla Çajupi në Tiranë, raporton gazetarja e Panorama në terren.

Mësohet se shtetasi Granit Sulko është shoqëruar në Polici.

Kujtojmë se fotografimi i votës ditën e zgjedhjeve dënohet sipas ligjit 3 muaj deri 3 vite burg.

Njoftimi:

Më datë 25.04.2021, rreth orës 10:10, është marrë njoftim nga Komisioni i Qendës së Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën "Andon Zako Çajupi" se është bllokuar përkohësisht procesi i votimit, pasi nga anëtarët e Komisionit është konstatuar një shtetas që po fotografonte votën e tij. 

Me vendimin Nr. 1 të datës 25.04.2021, të Qendrës së Votimit, është kërkuar ndihma e Policisë së Shtetit. 

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. 

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit. 

Shtetasit G. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore. 

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale "Shkelja e fshehtësisë së votës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco