VIDEO/ Zëdhënësja e PD, Garo: Dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, për vendin tonë!

VIDEO/ Zëdhënësja e PD, Garo: Dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, për vendin tonë!

11:18, 25/04/2021

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, i drejtohet qytetarëve shqiptarë me thirrjen “dilni për të votuar dhe për të vendosur”.

"Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar, - tha Garo. - Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.

Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco