Persona të paidentifikuar kërcënojnë anketuesit e Exit Poll, Ora News thirrje policisë

Persona të paidentifikuar kërcënojnë anketuesit e Exit Poll, Ora News thirrje policisë

08:50, 25/04/2021

Persona të paidentifikuar kanë kërcënuar anketuesit e Exit Poll që RTV Ora dhe Ora News organizon me Antonio Noton.

RTV Ora dhe Ora News i bën thirrje organeve të policisë të sigurojnë që anketuesit të kryejnë detyrën e tyre të lire, thuhet në reagimin e madias.
Anketuesit e Exit Poll janë të pajisur me autorizim përkatës.

RTV Ora dhe Ora News do të publikojnë në orën 19:00 Exit Poll e realizuar në bashkëpunim me Noto Sondaggi.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me rezultatin e zgjedhjeve.

Anketuesit janë vendosur që në orët e para të mëngjesit pranë QV në disa qarqe me kutitë e improvizuara të Noto Sondaggi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco