Skandali/ Balluku urdhëron shefin e kullës së Rinasit të punojë i vetëm turni i tretë

Skandali/ Balluku urdhëron shefin e kullës së Rinasit të punojë i vetëm turni i tretë

22:36, 06/04/2021

Ka marrë përmasat e një skandali, greva e punonjësve të Alb-Control, të cilët u pushuan ditën e sotme nga puna, duke rrezikur edhe pezullimin e fluturimeve drejt Rinasit.

Së fundmi mësohet se ministrja e Infrasktrukturës Belinda Balluku, ka urdhëruar shefin e kullës së kontrollit që të punojë gjithë natën i vetëm turni i tretë, duke vënë në rrezik sigurinë e avionëve dhe të pasagjerëve.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Breaking Neës!

Ndrikull Gryksi Balluku rrezikon jetën e pasagjerëve që ulen në Rinas.

Ajo në verbëri të plotë shkel rëndë rregullin e kontrollit të trafikut ajror!

Lexoni denoncimin e kontrollorit dixhital! sb

Mirembrëma Doktor. Une jam një punonjës i AlbKontrollit.

Pasi kontrollorët e trafikut ajror deklaruan pa aftësine e përkohshme Belinda Ballukut, ajo ka detyruar shefin e kullës së kontrollit të punojë gjithë turnin e tretë vetëm ndërkohë që duhen të jenë minimumi tre vetë.

Kjo është komplet shkelje e sigurisë dhe zoti i ruajte ata që ulen sonte sepse një person vetëm mund edhe ta zërë gjumi nëse s’pushon fare.

I ka kërkuar që mos të punojë vetëm dhe e kane nxjerrur me detyrim, ndërkohë që nga krahu tjetër Balluku ka filluar me presione që do të mbyll hapësirën e do ju sjellë prokurorinë.

Faleminderit dhe Zoti i ruajtë ata që po udhëtojnë.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco