Detajet/ Viktima 1 orë në vendngjarje, ambulanca nuk vjen të tërheqë trupin

Detajet/ Viktima 1 orë në vendngjarje, ambulanca nuk vjen të tërheqë trupin

20:40, 06/04/2021

Ilir Shabani dhe Mihal Jani, humbën jetën aksidentalisht mbrëmjen e sotme në fshatin Gurrëz në Lushnjë, ndërsa po ktheheshin nga puna si elektriçistë, teksa makina me të cilën udhëtonin, doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Edhe pse ka kaluar diçka më shumë se një orë nga aksidenti fatal, burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se trupi i njërës prej viktimave ndodhet ende në vendin e aksidentit. Shkak është bërë mungesa e ambulancës që nuk ka ardhur të tërheqë trupat.

Dy viktimat po udhëtonin me mjetin tip ‘Reno’ kur makina e tyre doli nga rruga.

Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin "Gurrëz e vogël",  automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco