'Kushëriri i Ramës tentoi të përdhunojë 32-vjeçaren, policia fsheh krimin'

'Kushëriri i Ramës tentoi të përdhunojë 32-vjeçaren, policia fsheh krimin'

18:57, 06/04/2021

Një ngjarje e rëndë është denoncuar ditën e sotme në media ku është raportuar se shtetasi Gjergji Koleka, kushëri me kryeministrin Rama, ka tentuar të përdhunojë ditën e djeshme një 32-vjeçare në zonën e 9-katësheve në Tiranë.

Lidhur mbi këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se kushëriri përdhunues i kryeministrit po mbrohet nga policia, e cila po fsheh ngjarjen.

‘Mbrohet përdhunues Koleka nga policia!

Edvin, cila është lidhja jote me përdhunues Kolekën?

Miq, përdhunues Koleka kreu dje krimin e shëmtuar të përdhunimit në tentative në mes të Tiranës! Kushuriri Edvin Koleka urdhëron policinë të fshehë krimin.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe kriminelin Koleka për krimin e shëmtuar dhe kushëririn e tij Edvin Koleka për mbrojtje dhe fshehjen e krimit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor!! Ky personi pervers qe denoncohet nga gazetarja e BW ka te drejtë të perdhunojë kë të doje, se është i biri i Spiro Kolekes këtu ke 9-kateshet. Eshtë denoncuar nga viktima ne komisariatin 1 dhe policia e ka mbrojtur si kushëriri i Kryeministrit. Tani në këto momente ndodhet ne polici. Policia po punon duke manipuluar letrat per ta nxjerrë. Jau them kete rast se kjo është fytyra e Rilindjes. Ju përshëndes’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco