Matthew Palmer ‘vizitë virtuale’ në Shqipëri, në fokus zgjedhjet dhe reforma në drejtësi

Matthew Palmer ‘vizitë virtuale’ në Shqipëri, në fokus zgjedhjet dhe reforma në drejtësi

12:39, 06/04/2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë një ‘vizitë virtuale’ në Shqipëri.

Zyrtari i lartë Palmer do të bisedojë me krerët më të lartë të shtetit për zgjedhjet e 25 prillit dhe ecurinë e reformës në drejtësi.

 ‘Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një ‘vizitë virtuale’ në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA’, shkruan ambasada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco