Basha: Anëtarësimi në BE rruga më e sigurtë për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit

Basha: Anëtarësimi në BE rruga më e sigurtë për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit

22:49, 05/04/2021

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, e cilësoi në Çim Peka Live, anëtarësimin në BE si rrugën më të sigurtë për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

‘Ne kemi negociata prej  më shumë se prej një viti me korporatat më serioze perëndimore, europiane, amerikane, në ato fusha ku realisht po zhvendoset zinxhiri i prodhimit, teknologjia e informacionit, industria auto-motive, semikonduktorët, turizmi. A e mban mend se si na akuzoi praktikisht komisioni europian për ndërhyrje në punë të brendshme? Ai është vetëm maja e ajsbergut e asaj që po përgatisim prej kohësh me partnerët tanë, që përbëhet nga trajnimi i rinisë shqiptare për të thithur investimet serioze, investime që në, po jua them dhe njëherë se kështu nisi debati, në 8 vite s’ka një investim mbi 5 milion Euro dhe mos më thuaj Porti i Durrësit se është thjesht një letër, një fantazi, njësoj si kulla e Tiranës.

Bledian Koka: Jo e kanë nisur ata dhe në Serbi po atje ka dështuar, ky është shqetësimi. Unë e kam shqetësim në fakt.

Lulzim Basha:  Edhe njëherë nuk ka investim në portin e Durrësit, është fantazi dhe është mëkat që ti gënjesh shqiptarët sot që ti thuash ka investim.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco