Basha në ‘Çim Peka LIVE’: Qeveria ime me njerëz të rinj, drejtuesit politikë të gatshëm

Basha në ‘Çim Peka LIVE’: Qeveria ime me njerëz të rinj, drejtuesit politikë të gatshëm

22:35, 05/04/2021

Kreu i Opozitës Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur edhe në lidhje me ata që ai mendon se do të jenë njerëzit me të cilët do të drejtojë qeverinë.,

Basha është shprehur se beson të qarkullimi i elitave dhe se disa prej drejtuesve politik të fushatës i kanë të gjitha kapacitetet për të drejtuar.

‘Besoj te qarkullimi i elitave dhe besoj se një brez që e ka nisur politikën në moshë të re, duhet që këtë përgjegjësi ta marrë të plotë. Ka njerëz, drejtues politik të fushatës që kanë të gjitha kapacitete për të drejtuar.

Misioni im së pari është të rikthej normalitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri.

Së dyti, të ecë përpara drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk mund të ju them sot ditën dhe muajin, por mund të ju them se duke ndjekur udhërrëfyesin e BE kemi të gjitha shanset të lëmë pas, prapambetjen e këtyre 8 viteve.

E treta është të ju hap rrugën të rinjve shqiptarë, të marrin në dorën fatin e vendit. Anëtarësimi në BE është e vetmja rrugë për ecur përpara’, theksoi kreu i PD-së Lulzim Basha në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco