Basha: Do të sigurojmë vaksina cilësore në kohën më të shkurtër të mundshme

Basha: Do të sigurojmë vaksina cilësore në kohën më të shkurtër të mundshme

22:11, 05/04/2021

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka folur në Çim Peka Live edhe për procesin e vaksinimit, ku tha ndër të tjera se do të sigurojë vaksina cilësore në kohën më të shkurtër të mundshme.

Sepse menaxhimi i pandemisë nga Edi Rama njësoj si çdo aspekt  tjetër i këtyre 8 viteve ka qenë një dështim katastrofik. Dhe çështja e vaksinave  nuk përbën asnjë të re është po kështu dështim. Pse? E para e punës, vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve. E dyta e punës besueshmëria tek procesi i vaksinimit vjen duke bërë transparencë. E para bën sikur i ka sjellë vetë, sikur i ka paguar me paratë e veta dhe e dyta nuk jep asnjë llogari, asnjë transparencë se si janë siguruar ato.

Ndërkohë kemi raportime që numri i atyre që duan të vaksinohen po bien me shpejtësi. Kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë. Po ne nuk jemi në gjendje të gjykojmë sot sepse ai ka ndërprerë elementin themelor të transparencës dhe të debatit publik apo profesional që janë të dhënat.

Të dhënat e vërteta jo të manipuluara e kjo është arsyeja pse ka dështuar dhe qëndrimi dhe plani ynë për të administruar këtë çështje shumë të rëndësishme është fare i thjeshtë, po jua përsërisë edhe njëherë. Ne kemi një grup ekspertësh të mbështetur nga 4 ekspertë perëndimor dhe ne do të sigurojmë në kohën më të shkurtër të mundshme përmes transparencës, një besueshmëri te procesi i vaksinimit, vaksina cilësore të cilat janë të domosdoshme për të kapërcyer pandeminë. Do ta bëjë qeveria e zgjedhur pas 25 prillit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco