Gjoba 110 mln euro/ Basha: Po bëjmë gati ligjin, faturën do ta paguajë vetë Rama

Gjoba 110 mln euro/ Basha: Po bëjmë gati ligjin, faturën do ta paguajë vetë Rama

21:38, 05/04/2021

Shqipëria humbi gjyqin ndaj Francesco Beçhettit duke u detyruar nga Arbitrazhi ndërkombëtar që t’i paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim biznesmenit italian.

Dy janë njerëzit që Lulzim Basha akuzon për këtë faturë, Edi Rama dhe sekretari i përgjigjëm i tij, Engjëll Agaçi.

Por çfarë do të bëjë Lulzim Basha nëse vjen në pushtet?

Kreu i PD-së në ‘Çim Peka LIVE’ tha se kanë nisur konsultimet me ekspertë vendas dhe të huaj për të miratuar një ligj që kalon përgjegjësinë financiare si individuale.

Sipas Bashës, kjo do të thotë që fatura me ligjin që PD-ja pretendon të miratojë kur të vijë në pushtet, do të paguhet nga Edi Rama dhe jo shqiptarët.

‘Një nga masat që do të marrim do të jetë përgjegjësi personale, përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme shtetit. Rasti i Beçhettit është fare i qartë.

Përfaqësuesi i Ramës i tha ndrysho linjën editoriale dhe do të lëmë të jetë, sot  Engjëll Agaçi duhet të ishte arrestuar dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur.

Do të kalojmë në legjislacion specifik për të cilin kemi nisur konsultimet me juristë të njohur për të bërë atë që njihet si kalimi i përgjegjësisë financiare për dëmet ndaj shtetit si përgjegjësi individuale’ tha kreu i PD-së Lulzim Basha në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco