Basha në ‘Çim Peka LIVE’ tregon 3 prioritetet e para të tij si kryeministër

Basha në ‘Çim Peka LIVE’ tregon 3 prioritetet e para të tij si kryeministër

20:57, 05/04/2021

Kreu i Opozitës Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ka zbuluar tre prioritetet e tij si kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve.

‘Racionalizimi i shtetit, pasi shteti sot nuk ekziston. Shteti sot është katandisur në një shtet letre dhe përfaqësohet nga Facebook. Kthimi i shtetit tek shqiptarët, kthimi i demokracisë është prioriteti numër 1.

Së dyti, trajtimi i problemit më kryesor në çdo shtëpi shqiptare që është ekonomia në tërësi, mbështetje për të gjithë shqiptarët, duke nisur nga pjesa më e varfër e vendit.

Dhe së treti, dy sfidat që kanë të bëjnë me pandeminë dhe rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit’, u shpreh Basha në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco