‘Dilni masivisht në votime, votoni për ndryshimin më 25 prill’, banorët e Kolesjanit në Kukës mbështetje për PD

‘Dilni masivisht në votime, votoni për ndryshimin më 25 prill’, banorët e Kolesjanit në Kukës mbështetje për PD

17:54, 05/04/2021

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, teksa u takua me votues në Kolesjan të Kukësit, u bëri thirrje të votojnë masivisht kundër qeverisë, e cila ka larguar nga Shqipëria të rinj, familjarë e profesionistë për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

“Shqipëria meriton një qeveri e cila u shërben qytetarëve të saj dhe kjo do të ndodhë me kryeministër Lulzim Bashën", tha Flamur Hoxha.

Banorët denoncuan dhunën që ushtron pushteti i “Rilindjes”, duke u hequr bukën e gojës punëtorëve josocialistë.

"Na kërkojnë kartat e identitetit dhe listën e votuesve të familjes. Mos u frikësoni. Votoni PD nr.9.

25 Prilli shënon fundin e qeverisjes Rama", tha një prej banorëve.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco