‘Bashën e do dhe Amerika’- Iriqi bisedon me Spartak Ngjelën

‘Bashën e do dhe Amerika’- Iriqi bisedon me Spartak Ngjelën

16:54, 05/04/2021

Iriqi: - Sikur nuk je aq aktiv në fushatë. Pse?

Ngjela: - Fushata ka ditë që është mbyllur. Partitë vërtiten kot si kali në lëmë.

Iriqi: - Si ka mbaruar?

Ngjela: - Kuptohet që Basha fiton. Jo nga njerëzit e shumtë që mbledh, por nga Yuri Kim. Ajo e tha hapur që Amerika do Bashën.

Iriqi: - Si e tha? Ku e tha?

Ngjela: - Ka ca gjëra që kuptohen edhe pa u thënë. Pse kot foli ajo për kriminelë në lista? Dihet që ata i ka Rama.

Iriqi: - Ti ke mbështetur Ramën, tani Bashën...

Ngjela: - Unë jam si luledielli. Kthehem andej nga shfaq simpati Amerika. Dhe e ka drejt. Ka ardhur koha të na drejtojë një njeri normal. Që shkon në zyrë, vesh kostum e nuk fyen njeri.

Iriqi: - I njeh ndonjë meritë Ramës?

Ngjela: - I njoh një që e ka grande. Dëbimin e rinisë nga Shqipëria. Plot 400 mijë që u larguan nga kafet, nga llafet dhe iu futën punës në Evropë. Pa Ramën këta do hanin fara kungulli te cepa rrugësh. Pra Rama nuk na futi në Evropë, por na çoi në Evropë.

Iriqi: - Atëherë e dashkan?

Ngjela: - Po si mund ta duash një monstër që të largon fëmijën? Një plehrë që ndau prindërit nga fëmijët. Një mortje që çdo qytet e bëri me Lëndina Lotësh.

Iriqi: - Ka për të paguar dhe Becchettin.

Ngjela: - Me fat Becchetti. E ka Ramën si ai peshkatari që me grep zuri peshkun e artë. Çdo Becchetti ia plotëson Rama.

Iriqi: - Do shpërblehet nga buxheti?

Iriqi: - Te buxheti ynë thyen qafën miu. Besoj se do i japë një koncesion 50 vjeçar. Psh tunelin e Elbasanin. Rri atje te hyrja Becchetti, thërret dhe Lucën te dalja e u presin kupona makinave. Bëjnë muhabet, lavdërojnë Ramën dhe këndojnë: ‘Rrofsh Edvin, që na do kaq shumë,/ U bëmë të pasur, pa shkuar në punë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco