Bylykbashi: Kolegji Zgjedhor ndoqi linjën e PS. Rama po fsheh kriminelët pas numrave

Bylykbashi: Kolegji Zgjedhor ndoqi linjën e PS. Rama po fsheh kriminelët pas numrave

16:48, 05/04/2021

Në studion e lajmeve të edicionit të orës 17.00, kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka komentuar edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor që vendosi që fleta e votimit të jetë me numra duke thënë se ky Kolegj ndoqi linjën e PS.

‘Së pari unë do të thoja që Kolegji Zgjedhor ndoqi linjën e PS. Ishte në fakt ajo që pritej. Edhe në reformën zgjedhore askush nuk priste që Kolegji Zgjedhor të jetë pika që do të zgjidhte problemet. Dhe atë që synoi, që nuk e mori dot nga Komisioni Qendror Zgjedhor, e bëri këtë herë. Sepse KQZ miratoi një fletë që i përgjigjet interesit publik, me emra.

PS tha do se do ta zgjidhë në KAZ ose në Kolegj Zgjedhor dhe kështu e bëri. Ajo që është e qartë është që Kolegji Zgjedhor ka ndjekur linjën e PS.

Ajo që ndodhi me listat me numra, i heq rëndësinë individëve që sjellin partitë.

Me këtë tentativë Edi Rama duke vënë një fletë me numra, po fsheh kandidatët e saj. Është një tentativë për të fshehur emrat.

Ajo që ka rëndësi është fleta e votimit standarde me nje votim preferencial, ku votuesi zgjedh edhe kandidatin. Në Evropë është me numra.

Përfiton së pari se listat fshihen pas numrave, të korruptuarit që janë mamuthë të korrupsionit qeveritar.

Edi Rama vetë është një person që njerëzit po e refuzojnë masivisht, siç e tha edhe Elez Biberaj për Zërin e Amerikës. Por fsheh edhe ata që janë pjesë e botës së krimit.

Ndërkohë që ka gjetur ushtarët, familjarët e tyre.

Në listën me numra pealizohet më shumë votuesi gri. Oferta jonë jo vetëm që është do votosh kundra, por lista jonë është një ofertë për qytetarët, duke kërkuar të ndryshojë Shqipërinë dhe zgjedhësit e bëjnë këtë dallim.

Edi Rama nuk do të lerë njeri të votojë në mënyrë të lirë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco