Konfirmohet/ Virusi i ri vrastar mund të transmetohet mes njerëzve

Konfirmohet/ Virusi i ri vrastar mund të transmetohet mes njerëzve

17:22, 20/01/2020

Kina ka konfirmuar virusin e ri, të ngjashëm me SARS, i cili deri tani i ka marrë jetën tre personave dhe që mund të përhapet lehtësisht mes njerëzve.

Deri tani, ishte e paqartë nëse virusi që ka goditur 222 njerëz në Kinë mund të transferohej nga një person në tjetrin.

Zyrtarët shëndetësorë po hulumtonin kafshët pasi shumica e pacientëve punuan ose vizituan Tregun e Ushqimit të Detit Huanan në qytetin Wuhan.

Dy pacientë në jug të Kinës nuk e kanë vizituar qytetin Wuhan, ku është përqendruar shpërthimi.

Ekipi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë tha se pacientët kishin kapur virusin nga anëtarët e infektuar të familjes, raportojnë mediat lokale.

Tre vende kanë raportuar gjithashtu raste të virusit, Tajlanda, Japonia dhe Koreja e Jugut. Personat e prekur kishin vizituar Wuhanin.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco