FOTO/ Çfarë duhet të dini për gripin? Mos i neglizhoni këshillat e ISHP-së

FOTO/ Çfarë duhet të dini për gripin? Mos i neglizhoni këshillat e ISHP-së

17:22, 17/01/2020

Stina e dimrit është një ndër periudhat që bakteret dhe viruset mund të përhapen me shpejtësi e sidomos ai i gripit.

Nisur nga situata e rëndë e gripit në rajonin tonë, Instituti i Shëndetit Publik ka insistuar në dhënien e këshillave për qytetarët shqiptarë dhe udhëzimet sesi duhet të reagojnë nga gripit.

Në një njoftim në profilin e saj në rrjetet sociale, ISHP ka theksuar sot se gripi nuk duhet trajtuar me antibiotikë. Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip, mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin.

“Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo nga bakterie”, kanë shkruar ata.

Përsëritet këshilla se të gjithë duhet të vaksinohen, të mbrojnë pacientët, familjen dhe vetveten.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco