Emfizema pulmonare, sëmundja që shkaktohet nga ndotja e ajrit

Emfizema pulmonare, sëmundja që shkaktohet nga ndotja e ajrit

11:25, 17/01/2020

Emfizema pulmonare është një sëmundje e rëndë e mushkërive, e shkaktuar nga ndryshimi anatomik i alveolave që ato përmbajnë. Alveolat jane qeliza në mushkëri që mundësojnë shkëmbimin e gazeve CO2 dhe O2.

Shkaku më i zakonshëm i emfizemës pulmonare është ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj substancave toksike që gjenden, si psh në tymin e cigares, ajrin e ndotur ose në tymin e disa impianteve industriale.

Simptoma kryesore e emfizemës pulmonare është dispnea ose vështirësia në frymëmarrje: kjo, në fillim, shfaqet vetëm gjatë sforcimit apo aktivitetit fizik, dhe më pas manifestohet edhe gjatë pushimit.

Diagnoza bazohet në testet imazherike dhe ekzaminime të funksioneve të tjera të mushkërive.
Sigurisht shërimi nga emfizema pulmonare është, për fat të keq, i pamundur. Megjithatë, ka disa trajtime, të dobishme për lehtësimin e simptomave.

Komplikimet

Emfizema pulmonare mund të çojë në kolaps të mushkërive, përkeqësim të problemeve kardiake dhe, në fund, formimin e të ashtuquajturave "flluska gjigante" në nivelin e mushkërive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco