ISHP: Mos e trajtoni sëmundjen e gripit me antibiotikë!

ISHP: Mos e trajtoni sëmundjen e gripit me antibiotikë!

10:19, 17/01/2020

Nisur nga situata e rëndë e gripit në rajonin tonë, Instituti i Shëndetit Publik ka insistuar dhe sot në dhënien e këshillave për qytetarët shqiptarë dhe udhëzimet sesi duhet të reagojnë nga gripit.

Në një njoftim në Fb, ISHP ka theksuar sot “Mos e trajtoni gripin me antibiotikë. Pacientët që janë në gjendje të rëndë, të shtruar në spital me grip, mund të trajtohen me ilaçe antivirale specifike për gripin. Mos e trajto sëmundjen e gripit me antibiotikë. Sëmundja e gripit shkaktohet nga viruse dhe jo nga bakterie.”

Dhe në fund të njoftimit, jepet këshilla më e pësëritur nga ISHP: "Vaksinohuni, mbroni pacientët, mbroni familjen, mbroni vetveten.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco