Këshilla për alergjinë e hundëve

Këshilla për alergjinë e hundëve

18:44, 16/01/2020

Keni hundë të zëna nga alergjia apo gripi? Shpërlarja e hundës mund të ndihmojë.

Në një vrimë të hundës, ju hidhni me presion ujin e kripur (fiziologjik). Ai, duke rrjedhur nëpër zgavrën e hundës tuaj, për në vrimën tjetër, e shpërlan atë nga mukusi dhe alergenët.

Përdoreni këtë udhëzues hap pas hapi për të parë se si bëhet:

Hapi 1 - Vendos se çfare ju duhet
Për shpërlarjen e hundës, do t’ju duhet një kontenier dhe ujë i kripur (solucion fiziologjik). Ju mund të blini kontenierët e mbushur paraprakisht, ose përdorni një shiringë. Të gjitha janë disponibël në farmaci.

Hapi 2 - Përgatitja e solucionit

Nëse ju zgjidhni të merrni në farmaci solucionin e gatshëm, mos i kushtoni rëndësi këtij hapi. Përndryshe, ju mund të bëni vetë, në kushtet e shtëpisë, solucionin e duhur.
Në një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni 1/4 e lugës kripë te pajodizuar dhe pak sodë buke për të zbutur efektin e saj. Për të parandaluar infeksionet, përdorni ujë të distiluar ose të zier më parë dhe të ftohur.

Hapi 3 - Pozicioni i duhur

Për një rezultat sa më të mirë, duhet të vendoseni përpara, mbi lavaman, në një kënd rreth 45 gradë. Anojeni kokën tuaj në mënyrë që njëra vrimë e hundës të jetë poshtë në drejtim të lavamanit, por mos e anoni mbrapa.

Hapi 4 - Hedhja e ujit

Vendosni majën e mjetit që do përdorni për shpërlarjen, brenda vrimës së hundës. Nuk duhet të futet më shumë se gjerësia e gishtit. Mbani gojën hapur, hidhni ujin me presion brenda në hundë dhe mos harroni të merrni frymë me gojë.

Hapi 5 - Lëreni të rrjedhë
Uji i kripur do të ndjekë hapësirat e hundës për të dalë në vrimën tjetër ndoshta dhe në gojën tuaj. Ju duhet ta pështyni atë dhe jo ta gëlltitni. Por, edhe në qoftë se një sasi e vogël zbret poshtë në fyt, mos u shqetësoni se nuk do ju dëmtojë.

Hapi 6 - Pastroni hundën dhe përsëriteni

Shfryni butësisht hundën për ta pastruar nga solucioni i mbetur dhe përsëriteni të njëjtën procedurë me vrimën tjetër të hundës. Kur ju të keni mbaruar, hidhni pjesën e mbetur të solucionit dhe pastroni mjetet e përdorura. Lerini të thahen për t’i ruajtur ato në një vend të pastër e të thatë.

Takoni doktorin

Studimet tregojnë se shpërlarja e hundës ndihmon në të përditshmen e tyre ata pacientë alergjikë, të cilët kanë ankesa të lidhura me hundën si dhe me sinuset. Gjithsesi nuk zëvendeson mjekun. Vizitat me mjekun alergolog janë kryesoret për të trajtuar dhe kuruar alergjinë. Përveç kryerjes së testeve të alergjisë, për të përcaktuar shkaktarin, mjekimi medikamentoz, përshtatur sipas pacientit, ka rolin e vet të rëndësishëm. Asnjeherë mos e filloni në kokën tuaj mjekimin, pa u konsultuar më parë me alergologun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco