Zemra e grave plaket më shpejt se e burrave

Zemra e grave plaket më shpejt se e burrave

18:42, 16/01/2020
Hulumtimi masiv amerikan që zgjati mbi 40 vjet rrëzoi besimin se sistemet kardiovaskulare të burrave plaken më herët.Enët e gjakut të grave plaken më shpejt se ato të burrave, duke rritur rrezikun e tyre nga sëmundje kardiovaskulare.

Lajmi mbeshtetet në një studim të kryer nga Instituti i Zemrës së Shteteve të Bashkuara në Los Angeles. E thënë më thjeshtë, zemra e grave plaket para asaj të burrave. Rezultatet u botuan në revistën shkencore Jama Cardiology.

Hulumtimi zgjati mbi 40 vjet

Studiuesit në qendrën kërkimore të Amerikës së Veriut kanë monitoruar 30,000 të rritur për mbi 40 vjet. Rezultatet treguan se venat dhe arteriet e femrave përkeqësohen dhe bëhen më pak efikase me një ritëm më të shpejtë se sa ndodh në meshkuj. Presioni i gjakut gjithashtu përkeqësohet së pari tek gratë.

Studimet e mëparshme kishin argumentuar se burrat vuanin më shumë nga hipertensioni, veçanërisht para moshës 50 vjeç. Pas 50, gratë ishin më të rrezikuara për shkak të ndryshimeve hormonale për shkak të menopauzës. Këto ndryshime, siç e dini, çojnë në një rritje të peshës dhe shkaktojnë që presioni i gjakut të reagojë më shpejt ndaj natriumit, një mineral që përmbahet në kripën e zakonshme të tryezës. Hipertensioni shtyn zemrën të punojë më shumë për të dërguar gjak rreth organeve të trupit të njeriut dhe nëse lihet pa trajtuar mund të dëmtojë ndjeshëm arteriet.

Studimi i ri është në kundërshtim të plotë me këto hipoteza, duke treguar se rritja e presionit të gjakut fillon më herët tek gratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco