Gjashtë ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave

Gjashtë ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave

22:37, 15/01/2020

Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet vetë në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara.

Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut rigjenerohën në katër muaj.

Çdo ditë, trupi shkarkon plot 50 miliardë qeliza.

Sipas të dhënave kjo aftësi e mrekullueshme rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e shumë kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve.

Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë të ashtuquajturës Mjekësi Rigjeneruese e cila synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup dhe duke garantuar shëndetin.

Mjekësia Rigjeneruese bazohet gjithashtu tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.

Lidhja Mes Inflamacionit Dhe Rigjenerimit Të Qelizave

Inflamacioni zakonisht shfaqet kur trupi pëson një lëndim të caktuar.

Lëndimi shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit.

Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.

Njeriu mund ta dallojë shumë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin ose jo bazuar në ngjyrën që ka.

Rregulli i përgjithshëm është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A.

Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive dhe lëkurës.

Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.

6 Ushqimet që luftojnë inflamacionin

Frutat e Pyllit

Këto fruta janë shumë të pasura me antioksidantë dhe vitamina të cilat zhdukin inflamacionin dhe mbështesin procesin e riparimit të qelizave.

Ato gjithashtu përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.

Produktet e Detit

Këto ushqime janë thelbësore për shëndetin sepse përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin.

Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.

Brokoli

Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe të gjithë procesin rigjenerues të trupit.

Nga ana tjetër, brokoli është një perime shumë e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.

Xhenxhefili

Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin.

Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.

Arrorët dhe Farat

Farat dhe arrorët janë shumë të pasur me acide yndyrore dhe proteina.

Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit ato të ndihmojnë për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.

Kërpudhat

Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni dhe për ta pastruar organizmin në mënyrë natyrale.

Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.

Zgjedhja është e juaja. Ushqehuni shëndetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco