Kafeja ul rrezikun për kancer në mëlçi me 50%

Kafeja ul rrezikun për kancer në mëlçi me 50%

18:25, 06/11/2019

Një filxhan kafe në mëngjes mund të ketë përfitime më të mëdha sesa për të ndihmuar veten që të zgjoheni nga gjumi.

Pirja e kafesë përgjysmon rrezikun nga lloji më i zakonshëm i kancerit të mëlçisë, tregon një studim.

Kafja përmban polifenole që mund të ndalojnë ndarjen e qelizave kancerogjene.

Studiuesit nga Universiteti i Queen's Belfast vëzhguan pothuajse gjysmë milion njerëz, prej të cilëve më shumë se tre të katërtat pinin kafe.

Ata kishin 50 për qind më pak predispozita për t'u diagnostikuar me karcinoma hepatocelulare, që përbën nëntë nga dhjetë rastet e kancerit të mëlçisë.

“Gjetjet tona janë siguruese në sugjerimin se kafeja mund të ketë përfitime shëndetësore”, tha Una McMenamin nga Universiteti Queen’s.

Autori kryesor i studimit Kim Tu Tran tha se kafja ndikon pozitivisht në shëndet për shkak se përmban antioksidues dhe kafeinë, të cilat mbrojnë kundër kancerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco