Zgjidhja e depresionit tuaj mund të jetë në venat tuaja

Zgjidhja e depresionit tuaj mund të jetë në venat tuaja

09:00, 14/03/2021

Nëse jeni njohur me ilaçet kundër depresionit, me siguri e dini që mënyra e vetme për të zbuluar nëse një antidepresiv do t’ju ndihmojë është ta provoni. Por do të kalojnë disa javë para se të zbuloni nëse kjo funksionon

Për fat të mirë, ekziston një qasje alternative që nuk përfshin humbjen e kohës dhe parave tuaja.

 

Pikërisht, një studim i fundit i botuar në librin “The International Journal of Neuropsychopharmacology” thekson se një test i thjeshtë gjaku mund të tregojë nëse një antidepresiv do t’ju ndihmojë vërtet apo jo – madje edhe para se të filloni ta merrni atë.

Studimi u krye në 142 njerëz që vuanin nga depresioni, duke iu testuar gjaku dhe duke iu monitoruar shenjat e inflamacionit.

Duke i krahasuar rezultatet, ata arritën në përfundimin se ilaçi vepron vetëm tek ata me nivele të ulëta të inflamacionit.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër e të anketuarve nuk i përgjigjet fare ilaçit. Thjesht do të thotë që ilaçi do të funksionojë më mirë mbi ta në kombinim me ilaçe antiinflamatore.

Sidoqoftë, do të duhet pak kohë para se kjo metodë të përdoret për të trajtuar pacientët që vuajnë nga depresioni – deri në 15 milionë në vit.

Natyrisht, nëse vetë vuani nga depresioni dhe mendoni se ilaçet e përshkruara nuk po ju ndihmojnë, bisedoni me mjekun tuaj për një test gjaku.

Megjithatë ka shpresë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco