‘Covid 19 shfaqet në 6 nivele’/ Shkencëtarët britanikë zbulojnë simptomat e secilit prej tyre

‘Covid 19 shfaqet në 6 nivele’/ Shkencëtarët britanikë zbulojnë simptomat e secilit prej tyre

16:54, 18/07/2020

Duke analizuar të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të coronavirusit, hulumtimi u krye nga shkencëtarët e “King’s College London”.

Gjashtë nivelet e sëmundjes lidhen edhe me shkallën e ashpërsisë së infeksionit dhe të njëjtat mund të paralajmërojnë për nivelin e rrezikut të virusit.

Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar, dhe sa prej tyre mund të kenë nevojë për trajtim spitalor, ka thënë ekipi i shkencëtarëve.

“Nëse mund të parashikoni nivelin e rrezikut të këtyre pacientëve në ditën e pestë, atëherë ju do të keni kohë t’ju jepni atyre ndërhyrje të hershme”, tha Claire Steves, anëtare e studimit.

Ndërkohë, përveç kollës, etheve dhe humbjes së shijes, si tre simptoma të theksuara nga COVID-19- të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptomat e tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Studimi i lansuar të premten, i cili pritet të rishikohet edhe nga shkencëtarët e tjerë, përshkroi gjashtë nivelet e COVID-19 si më poshtë;

1. Si gripi: Dhimbje koke, humbje e shijes, dhimbje e muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa ethe;

2. E ngjashme me gripin: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, dhimbje e fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit;

3.“Gastrointestinal”: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë;

4. Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e shijes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje;

5. Niveli i dytë i rëndë, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore;

6. Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e shijes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje e fytit, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim; diarre, dhimbje barku.

Studiuesit thonë se pacientët me nivelet 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të hospitalizohen dhe të pranohen në oskigjeno-terapi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco