Vjen lajmi i shumëpritur/ Kalon me sukses testi i parë i vaksinës kundër koronavirusit, ja kur nis te njerëzit

Vjen lajmi i shumëpritur/ Kalon me sukses testi i parë i vaksinës kundër koronavirusit, ja kur nis te njerëzit

22:40, 02/04/2020

Pak ditë më parë u raportua se kishte nisur testimi për vaksinën anti-Covid-19, ndërsa mësohet se ka kaluar me sukses testimin e parë tek kafshët.  

Testimi u realizua nga ekspertë të Universitetit të Pittsburgh të kryesuar nga profesori italian Andrea Gambotto.  

Rezultati i fazës eksperimentale tek kafshët ka qënë i mjaftueshëm për të kuptuar reagimin e antikorpeve të veçanta që duhen për të neutralizuar virusin.  

“Më 2003 kemi studiuar epideminë Sars Cov e në 2014 epideminë Mers Cov, që janë të lidhur me Covid 19 e që na mësojnë se një proteinë e veçantë e quajtur Spike është e rëdësishme për imunitetin ndaj virusit”, thotë profesori italian Andrea Gambotto.  

Për injektimin e vaksinës është përdorur një teknologji inovative me 400 mikrogjilpëra që shpërndajnë proteinën Spike nën lëkurë ku reagimi imunitar është më i fortë.  

Proteina spike shpërndahet në epidermë pa dhimbje. Testimet klinike tek njerëzit priten të nisin pas një viti por rezultati i tyre është mjaft i shpejtë falë eksperiencë së mbledhur.  

Ky grup studiuesish e kanë emërtuar vakisnën PittCoVaç, që është shkurtimi i fjalëve Pittsburgh CoronaVirus Vaçine.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco