Epidemiologu: Distanca dy metra nuk ështe e sigurtë, spërkalat e tështimës arrijnë deri në 8 metra

Epidemiologu: Distanca dy metra nuk ështe e sigurtë, spërkalat e tështimës arrijnë deri në 8 metra

14:12, 01/04/2020

Erand Llanaj epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, në një lidhje me skype nga Hungaria për Ora News është shprehur se spërkalat e kollitjes apo teshtimës mund të hidhen në një lartësi prej 8 metrash dhe distancimi shoqëror prej 2 metrash nuk është një distancë e sigurt.

“Para pak orësh një grup studiuesish publikuan një studim ku nga pikëpamja fizikë spërklat e teshtimësh apo kollitjes mund të hidhen në një lartësi prej 8 metrash. Pra distanca dy metra, nuk është një distancë e sigurt dhe kjo nuk është diçka negative për t’u marrë si fakt. Kjo na tregon se duhet respektuar etika respiratore, kur teshtin të vemë dorën, të vendosim gropëzën e bërrylit para që të mos infektojmë të tjerët dhe njëkohësisht mbajtja e maskave të bëra vetë që nëse jemi të prekur nga koronavirusi të mos infektojmë dhe të tjerët”, shprehet ai.

Më tej mjeku tregon se sa të rëndësishme janë maskat për ne.

“Maska a higjenën personale janë diçka që shumon drejt zeros. Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është të mos prekim hundë, sy dhe gojën qoftë me maskë qoftë pa maskë, të lajmë shpesh duart”, thotë Erand Llanaj

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco