Ja sa është mosha mesatare e te prekurve dhe viktimave nga koronavirusi

Ja sa është mosha mesatare e te prekurve dhe viktimave nga koronavirusi

12:05, 01/04/2020

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend ka mbërritur tashmë në 259 persona dhe numri i viktimave ka shkuar në 15, Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur apelin e fortë për distancimin social, si e vetmja rrugë për frenimin e përhapjes dhe ndërprerjen e zinxhirit që sëmundjes që merr jetë.

Teksa ka dhënë të rejat më të fundit të situatës në vend përgjatë 24 orëve, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka bërë me dije detaje nga mosha mesatare e të prekurve dhe viktimave.

“Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç”- tha Bino.

Nderkohe qe numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri është 15. “Mosha mesatare e tyre ka qenë 66 vjec, duke variuar deri në moshën 80 vjec. Këta kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese që janë bërë shpeshherë edhe një nga shakqet e vdekjes”- tha Bino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco