Kthimi në jetën normale/ Si mund të përhapet sërish COVID-19? Ja çfarë tregojnë studimet e fundit

Kthimi në jetën normale/ Si mund të përhapet sërish COVID-19? Ja çfarë tregojnë studimet e fundit

15:25, 30/03/2020

Ndërkohë që bota po lufton me koronavirusin, raportimet e ditëve të fundit se çfarë mund të ndodhë pasi të kalojë kjo valë e parë infektimesh, nuk janë shumë entuziazmuese. Së pari, le të shpresojmë se do të kalojë sa më shpejt. Dhe pas kësaj, natyrisht që do të ketë një luftë për rimëkëmbjen e ekonomive në çdo shtet, dhe kjo nuk ka për të qenë e lehtë.

Por deklaratat e disa ekspertëve në botë, që besojnë se nëse nuk e ndalojmë siç duhet, kjo valë pandemie mund të kthehet për herë të dytë, janë shqetësuese.

Por si mund të rikthehet? Praktikisht, mjafton një i shëruar, që nuk e di se është ende infektues per te tjeret, dhe beteja rifillon përsëri.

Sipas një studimi të publikuar nga Instituti “Mario Negri” i Bergamos, kryer në bashkëpunim me Institutin e Lartë të Shkencave Sociale në Paris, deri në fund të prillit, numri i përgjithshëm i personave në moshë pune, të deklaruar të infektuar nga testi me tampon, mund të jetë rreth 115,000, duke mos aprovuar që ky mund të jetë momenti i një rihapjeje të pjesshme te jetes sociale.

Modeli matematikor i përdorur për të arritur në këto shifra nuk parashikon pjesën më të madhe të rasteve pozitive, që për të paktën një muaj është vetë-diagnostikuar, ose pothuajse nuk e ka kuptuar qe eshte i prekur. Pra, kjo e dyfishon shifren, minimalisht.

Tani dimë shumë për periudhën e inkubacionit të koronavirusit. Por ajo që do të vendosë fatin e fillimit tonë të ri me nje jete pa kufizime dhe do të veprojë si pengesë për një rishperthim të epidemisë, do të jetë administrimi i periudhës gjatë së cilës i sëmuri përhap virusin në mjedis dhe duhet të respektojë karantinën. Ka pak studime mbi këtë aspekt.

Siç tregojnë studimet, pacientët e sëmurë rëndë e përhapin virusin për 20 ditë mesatarisht, por për disa të tjerë kjo periudhë mund të zgjasë deri në 37 ditë. Për pacientët e sëmurë lehtë kohëzgjatja mesatare e përhapjes së virusit është 10 ditë, por për disa ajo vazhdon deri në dy javë. Për një kartelë hipotetike të një pacienti të shëruar, ka vetëm rekomandime.

Ekspertët sugjerojnë se në rastet e të shtruarve në spital, përpara se të dalin prej aty, duhet t’u bëhet testi me tampon për të siguruar që nuk eshte më i prekur nga koronavirusi. Çdo person i sëmurë duhet të ketë dy tampone me përgjigje negative të bëra në diferencë kohore njëditore. Nuk do të jetë e lehtë. Numri i pacientëve me simptoma të lehta të Covid-19 të cilët nuk janë shtruar në spital për shkak të mbingarkesës në to, arrin në 80 përqind të rasteve.

Spitalet janë të mbingarkuara me pacientë me nivelin më serioz të infeksionit. Për ta bërë situatën edhe më të komplikuar, vlerësimet paraprake sugjerojnë që infektuesit asimptomatikë mund të arrijnë në 18-30 përqind të tërë popullatës.

Përhapja e virusit mund të vazhdojë edhe pas zhdukjes së etheve dhe simptomave më të rënda. Mungesa aktuale e tamponeve nuk bën të mundur testimin e të gjithë personave me simptoma të mos marrjes frymëm ose temperaturës se larte. Për ata që thjesht qëndrojnë në shtëpi, bëhet thelbësore të dihet se ata nuk mund ta konsiderojnë veten të “kuruar” pa provën diagnostike, të përsëritur disa herë, dhe se përhapja e virusit mund të vazhdojë edhe pas zhdukjes së etheve dhe simptomave më serioze.

Sipas studiuesve, ky informacion nuk duhet të ushqejë më tej frikën tek njerëzit, por duhet të shërbejë për të zhvilluar një metodë racionale për të luftuar epideminë në një nivel individual dhe kolektiv./Panorama.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco