A ndihmon ilaçi anti-malarje në luftimin e Koronavirusit?

A ndihmon ilaçi anti-malarje në luftimin e Koronavirusit?

18:35, 29/03/2020

Në Francë shkencëtarët po diskutojnë nëse ilaçi klorokuinë (chloroquine), që lufton malarjen, ka vërtetë efekt kundër koronavirusit nëse miksohet me barna të tjera.

Didier Raoult, mikrobiologjist, i cili drejton pavionin e sëmundjeve infektive në një spital të Marsejës, pretendon me një studim të dytë se duke trajtuar 80 pacientë me hidroksi-klorokuinë ka pasur rezultate të tjera pozitive – 4 nga 5 pacientë shfaqën përmirësime.

Më herët ai e kishte përdorur klorokuinën bashkë me disa barna të tjera (antibiotikë dhe azithromicinë – trajton pneumoninë) për 6 ditë në 24 pacientë – treçerekut të pacientëve iu largua virusi.

Më 21 mars pretendimi i Dr.Raoult u përcoll me një postim në Twitter edhe nga Donald Trump.

“Hidroksiklorokuina dhe azithromicina, të marra së bashku, kanë shanse reale të jenë faktorët kryesorë të ndryshimit të historisë së barnave […] shpresoj të vihen në përdorim sa më parë, njerëzit po vdesin, [ju të agjencisë së barnave] lëvzini shpejt dhe Zoti i bekoftë të gjithë.”

Megjithatë pretendimet e Raoult janë vënë në diskutim nga komuniteti shkencor. Për rezultatet e tij ka kritika pasi nuk janë zbatuar protokollet shkencore të studimit.

Shkencëtarët druajnë për efektet anësore që mund të ketë bashkimi i këtyre barnave.

Profesori Francois Balloux nga Universiteti i Londrës e cilësoi të cekët rezultatin e arritur duke e vënë në diskutim me faktin se pacientët e Dr. Raoult kishin simptoma të lehta nga koronavirusi.

Dr. Philippe Gautret, i cili ishte pjesë e ekipit të Raoult, pranoi se ata përdorën preparatin e ilaçeve vetëm tek “pacientët të cilët nuk kishin treguar shenja të sëmundjes pas shtrimit në spital”.

Klorokuina dhe hidroksiklorokuina, tregtohen si barn me emrin Plaquentil, por nëse personalitete si Trump e kanë cilësuar këtë barnë si kyçe në luftën kundër koronavirusit, Dr. Anthony Fauci, nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara e ka cilësuar si “qesharake”.

Në SHBA, të paktën një person ka vdekur nga vetë-prodhimi i një preparati klorokuine, por që nuk ishte preparat farmaceutik, por një ilaçi që kryesisht përdoret për pastrimin e rezervuarëve të peshkut.

Me rritjen e frikës nga pandemia, në tregje ka pasur blerje të shumta ilaçesh që trajtojnë malarjen dhe artritin.

Sipas studimit Raoult, 65 nga 80 pacientët e trajtuar me miksimin e ilaçeve janë përmirësuar dhe kanë dalë nga spitali në një mesatare prej më pak se pesë ditësh.

Një pacient i moshës 74 vjeç ishte ende në kujdesin intensiv dhe një tjetër i moshës 86 vdiq.

Por kritikët e tij thonë se rezultatet janë mjaft tipike për virusin.

Dy studime kineze kanë treguar se “10 ditë pas fillimit të simptomave, 90 përqind e njerëzve që kanë një formë të moderuar (të sëmundjes) kanë një ngarkesë virale të kontrolluar”, tha për AFP epidemiologia Dominique Costagliola, nga instituti francez i kërkimit shëndetësor.

“Fakti që ata i morën këto rezultate duke përdorur hidroksilkolinë “nuk e bën çështjen për efektin e tij”, tha ajo. /Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco