Coronavirus: Armani do të bëjë uniforma mjekësore

Coronavirus: Armani do të bëjë uniforma mjekësore

22:52, 26/03/2020

Armani njoftoi sot se fabrikat e tij  në Itali do të fillojnë të prodhojnë uniforma për ‘personelin mjekësor që luftojnë’ kundër pandemisë së re të koronavirusit.

Themeluesi George Armani tashmë ka dhuruar 2 milion euro për spitalet në vend, të cilat janë përmbytur me pacientë.

Fortesa e firmës ndodhet në Milano, kryeqyteti i rajonit të Lombardisë, i cili është qendra e pandemisë në Itali.

Pandemia ka vrarë 8.200 njerëz në vend (4,800 në Lombardi), ndërsa 3.600 persona janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv, sipas të dhënave të fundit.

Armani ka katër fabrika në Itali, tha një zëdhënëse e firmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco