OBSH rekomandon 6 masa konkrete, njëra prej tyre: Testoni, testoni, testoni

OBSH rekomandon 6 masa konkrete, njëra prej tyre: Testoni, testoni, testoni

21:53, 25/03/2020

Sipas drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, vendet që kanë ndërmarrë politika kufizuese për qytetarët e tyre kanë krijuar një hapsirë që i jep kohë për veprim dhe kjo hapsirë duhet përdorur.

Sipas tij, ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ai rekomandon e ku përfshihen vendosja në dispozicion e fuqisë punëtore, gjetja e çdo rasti të dyshuar, rritja e testimeve etj.

‘Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ne rekomandojmë.

Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe vendosni në dispozicion të gjithë fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik;

Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel e komuniteti;

Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testeve;

Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni infrastukturën që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët;

Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet;

Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në shtypjen dhe kontrollin e COVID-19.

Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi mos të rishfaqet’, tha kreu i OBSH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco