Të mbrohet Pylli i Pishave, sepse beton ka boll!

Të mbrohet Pylli i Pishave, sepse beton ka boll!

09:38, 08/11/2019

Pinjeshi, dikur Dedinje i Ulqinit që sot është shëndrruar në arenë shkatërrimi dhe i ndërtimit të ngarkuar dhe të pakontrolluar. Kapaciteti i akomodimeve ka tejkaluar çdo masë të një zhvillimi të shëndoshë dhe kjo hapësirë është privuar nga mundësia e ndërhyrjes për rregullimin e infrastukturës së standardizuar të trafikut (BE-bazuar), gjegjësisht nga mundësia për të krijuar një ‘’lagje cilësore‘’, thonë nga Nisma Qytetare e Ulqinit.

Sipas tyre e gjithë kjo e lejuar dhe e potencuar nga individët kompetent dhe me ndikim të cilët "gjoja" që po punojnë në emër të përparimit shoqërorë, por që në fakt mbushin xhepat e tyre.

Nga Nisma Qytetare, thonë se në vitet e fundit, janë ndërtuar objekte ekskluzivisht për shitje të banesave nga të cilët shumica nuk kishin të aprovuar plan ndërtimi. Edhe ata që kishin mbështetjen dhe pëlqimin i tejkaluan dimensionet!

E gjithë kjo për të mirën e popullit, natyrisht?!

Sipas tyre planet e mëparshme për zhvillimin e kësaj pjese të qytetit si pjesë e ofertës cilësore dhe unike janë bërë të pamundura për t’u realizuar më, për arsye të ndërtimit të pakontrolluar, klijentelist dhe joprofesional, si dhe për shkak të neglizhencës së organeve kompetente lokale dhe shtetërore dhe heshtjes tonë.

"Por ne nuk jemi më të heshtur, sepse fati dhe ardhmëria e pasardhësve tanë është në shitje! Shpjegimi i dhënë nga komuna është kot! Ju jeni duke shpërfillë kërkesat e qytetarëve tuaj të cilat kërkojnë jo shitjes së tokës në Pyllin e Pishave. Ndalimin e planifikimit për këtë zonë si dhe vërjen e moratoriumit në të dy anët t1% rrugës shetitores", tha nga Nisma Qytetare e Ulqinit.

Ata shtojnë se zonat e gjelbërta dhe ajri i pastër janë të nevojshme për të gjithë, edhe për ju, që votuat pro shitjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco