Kreu i LDK-së koordinohet me zv.kryeministrin e zv ministrat për realizimin e marrëveshjes së koalicionit

Kreu i LDK-së koordinohet me zv.kryeministrin e zv ministrat për realizimin e marrëveshjes së koalicionit

15:53, 22/02/2020

Kryeari i LDK-së Isa Mustafa ka takuar zëvendëskryeministrin dhe zëvendës ministrat e këtij subjekti  të cilët janë koordinuar për marrëveshjen e koalicionit, LDK. 

Zëvendës kryeministri Avdullah Hoti, tha se pesë zëvendësministrat nga LDK-ja kanë marrë dje detyrën në arsim, financa, drejtësi, kulturë, rini e sport dhe pushtet lokal. 

"I takuam bashkë me kryetarin Mustafa për të biseduar detyrat e tyre dhe koordinimin që do të kemi në kuadër të Qeverisë së re. Secili nga ata do të ndihmojnë ministrin përkatës në realizimin e marrëveshjes së koalicionit, e cila është shëndërruar në plan pune për të gjitha dikasteret e qeverisë", tha Avdullah Hoti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco