Gjykata  e Prishtinës ende nuk ka datë për shqyrtimin e padisë së Ramës ndaj Haradinajt

Gjykata e Prishtinës ende nuk ka datë për shqyrtimin e padisë së Ramës ndaj Haradinajt

13:39, 22/02/2020 Nga B.T

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me 15 janar të këtij viti e ka paditur ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj derisa ai ishte në detyrë për kompensim dëmi në Departamentin për Çështje Civile të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Paditësi Rama ka ngritur padi ndaj të paditurit Haradinaj për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar. 

Rasti ka të bëjë me temën e shkëmbimit të territoreve apo ndarjes.

Por nuk dihet se kur pritet të nisë shyqrtimi i kësaj padie dhe nga cili gjyqtarë, pos asaj se  ajo do të procedohet në bazë të arritjes së lëndës në gjykatë.

Nga ana tjetër mund të ndodh që derisa të vie rendi i shqyrtimit të kësaj çështje, atëherë mund edhe t'i humbë efekti i gjykimit. 

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, tha për "Syri.net", se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Civile me  15 janar të këtij viti  ka pranuar padinë nga  paditësi E.R kundër të paditurit R.H për kompensim dëmi për shkak të deklaratës shpifëse të supozuar nga paditësi.

Ajo tregoi se lënda mban numrin C.nr.203/20 dhe e njëjta do të procedohet në bazë të arritjes së lëndës në gjykatë.

Derisa "Syri.net", ka kërkuar përgjigje se kur do t'i vie rendi kësaj lënde për shqyrtim e aktgjykim dhe cilit gjyqtarë i ka rënë për shqyrtim,  zëdhënësja nuk ka dhënë përgjigje tjera. 

"Syri.net", tregon se në bazë të raporteve  në Gjykatën Themelore të Prishtinës lëndë të pazgjidhura në fillim të vitit 2020 janë 69 mijë e 342, derisa lëndë civile janë 15 mijë e 797 lëndë. 
 
Por raste të natyrave të tilla mund të presin edhe me vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco