Heqja e taksës 100 %/ Nënkryetarja e AAK-së paralajmëron protesta

Heqja e taksës 100 %/ Nënkryetarja e AAK-së paralajmëron protesta

23:34, 21/02/2020

Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, nënkryetarja e AAK-së, Albena Reshitaj ka thënë se reciprociteti në vend të taksës, siç ka propozuar qeveria e Albin Kurtit, do të ishte një gabim i Kosovës, pasi nuk ka njohje reciproke mes vendeve.

Sipas deputetes Reshitaj, taksa ka prishur shumë strategji të Serbisë, prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në këtë drejtim, pasi gjëja e fundit që do të donte të shihte, do të ishin protestat në rrugë kundër largimit të taksës.

“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të detyrohemi ta përdorim është protesta”, ka deklaruar ajo në një intervistë.

Në lidhje me heqjen e taksës, Reshitaj thotë se frika ekziston që shoqëria të ndahet në grupacione.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco