Ismet Beqiri edhe zyrtarisht emërohet si zëvendësministër i MKRS-së

Ismet Beqiri edhe zyrtarisht emërohet si zëvendësministër i MKRS-së

19:09, 21/02/2020

Ish-sekretari tanimë i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, përcjell Syri.net Kosova.

Këtë e ka konfirmuar vet Beqiri me anë të një postimi në Facebook.

“Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së,sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Beqiri .

Ai ka shtuar se kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë, andaj është nder i veçantë dhe përgjegjësi që të jetë në shërbimin e tyre.

“Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim”, premton Beqiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco