Flet Hyseni: Ja si e komenton 'njohjen' nga Xhamajka

Flet Hyseni: Ja si e komenton 'njohjen' nga Xhamajka

16:39, 21/02/2020

Lidhur me njohen e shtetësisë së Kosovës nga Xhamajka, e cila po del të mos jetë e vërtetë, ka folur ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.

Ai ka thënë se në raste të tilla, ka mundësi që të kishte një keqkuptim në deklaratat e ndërsjella mes diplomacive.

"Sigurisht ka ndodhur ndonjë keqkuptim me autoritetet e Xhamajkës. E gjitha çka duhet të bëhet është pritja e një note verbale që konstaton njohjen”, ka thënë Hyseni.

"Atë çka e shoh tepër shqetësuese është mungesa e harmonizimit të veprimeve në planin ndërkombëtar. Të gjithë bartësit e institucioneve në rrafshin ndërkombëtar, të ndërgjegjësohen për nevojën e foljes me një zë të unifikuar në politikën e jashtme”, ka thënë ai.

"Vërtetimi nuk bëhet ndryshe përpos një note diplomatike në të cilën konstatohet njohja”, ka shtuar ish-ministri Hyseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco