Skandali me njohjen nga Xhamajka/ Osmani: Jemi në pritje të një vlerësimi zyrtar

Skandali me njohjen nga Xhamajka/ Osmani: Jemi në pritje të një vlerësimi zyrtar

16:22, 21/02/2020

Pas skandalit me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka reaguar duke u treguar e kujdesshme.

Osmani para mediave ka thënë se është duke pritur një vlerësim zyrtar të asaj që mund të ketë ndodhur.

“Ne jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga MPJ lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmë. Natyrisht se si Kuvend i Kosovës jemi bazuar në informatën zyrtare dhe tani për tani besoj që duhet të gjithë të jemi të kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimit përfundimtar”, tha ajo.

Në lidhje me atë që mund të ketë ndodhur, Osmani la të kuptohet se mund të ketë pasur edhe ndërhyrje të shteteve të tjera.

Si një person që është marrë një kohë të gjatë me çështjen e njohjeve dhe në të kaluarën, mund të ju siguroj se përderisa vjen informata në ndërkohë kemi ndërhyrje të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës, situata ndryshon, por  nuk dua të jap ndonjë deklaratë pa marrë konfirmim zyrtar, atëherë natyrisht që do të deklarohem”, është shprehur Osmani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco