Pesë gjëra qeveria duhet t’i ketë parasysh për dialogun Kosovë-Serbi

Pesë gjëra qeveria duhet t’i ketë parasysh për dialogun Kosovë-Serbi

14:36, 21/02/2020

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se qeveria e re duhet t'i ketë parasysh pesë gjëra sa i përket dialogut me Serbinë. 

Sipas tyre presioni për rifillim të dialogut pritet të rritet ndjeshëm, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi të parapara të mbahen në fund të muajit prill. 
Në të njëjtën kohë, rifillimi i tij është përgjegjësi e pashmangshme e të gjitha palëve të përfshira. 

GSLP, thotë se qeveria e re duhet të vendosë bashkëpunim të gjerë politik të brendshëm dhe të thellojë bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtar, ashtuqë përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Dialog tash e tutje të jetë serioz, i mirëpërgatitur dhe njëzëri. 

Në këtë drejtim, GLPS në këtë shënim politikash identifikon dhe rendit pesë gjëra kryesore të cilat qeveria e re duhet t’i ketë parasysh në qasjen e saj ndaj Dialogut dhe trajtimit të tij.
 
GSLP-ja prezanton më gjerësisth punimin “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco