Ambasadori Grenell shumë i përkushtuar në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori Grenell shumë i përkushtuar në dialogun Kosovë-Serbi

13:55, 21/02/2020

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richrad Grenell do të jetë sërish syri dhe veshi i Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë pavarësisht angazhimit edhe në një tjetër detyrë.

Ditë më parë ai është emëruar përkohësisht në krye të Inteligjencës Kombëtare, por që njëkohësisht do të kujdeset për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, konfirmoi se Richard do të jetë në krye të tre detyrave.

“Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë njëkohësisht si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare”, tha Custin.

Shtëpia e Bardhë nuk e sheh si problem angaz himin e Grenell në disa pozita, madje thonë se përvoja si i dërguar i Trump për bisedimet Prishtinë-Beograd mund t’i hyjë shumë në punë në detyrën e re.

“Ambasadori Grenell ka disa vite përvojë duke punuar me Komunitetin tonë të Inteligjencës në një numër pozicionesh shtesë, duke përfshirë pozitën si i Dërguar Special për negociatat Serbi-Kosovë.

Ai është i përkushtuar për një qasje jopolitike, jopartizane si udhëheqës i Inteligjencës, nga e cila varet siguria dhe mbrojtja jonë. Presidenti ka besim të plotë se Ambasadori Grenell do të kryejë detyrën e re me nder”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, Grenell e konfirmoi vet që në detyrën e drejtor të Inteligjencës Kombëtare është përkohësisht dhe se Trump do të emërojë një tjetër si drejtor të përhershëm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi21/02/2020 15:53

Caktimi i ambasodorit Grenell në postin e Drejtorit të Inteligjencës së SHBA në detyrë është vetëm të ketë një titullë-post më autoritativ në bisedimet Kosovë-Serbi e për nevojat e Trampit për fushatën zgjellore në SHBA.

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco