Gati firma e ministrit Konjufca për shkarkimin e Vlora Çitakut

Gati firma e ministrit Konjufca për shkarkimin e Vlora Çitakut

13:10, 21/02/2020

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Vlora Çitaku, e ka njoftuar MPJ-në për njohjen nga Xhamajka nëpërmjet postës elektronike, dhe ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të ndërmarr masa lidhur me skandalin.

Mbrëmë presidenti Thaçi dha lajmin se Kosovën e kishte njohur shteti i Xhamajkas, e edhe ai sikurse sot ministri Konujfca tha se për këtë e kishte njoftuar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, 

 Burime të "Syri.net Kosova" nga Ministria e Jashtme e Kosovës, kanë bërë të ditur se shefi i diplomacisë së Kosovës Glauk Konjufca është duke analizuar tërë situatën e krijuar, pas lajmit të përhapur, dje për njohje nga shteti i Xhamajkës.

Sipas këtij, burimi Ministri Konjufca,  pritet të marrin shumë shpejtë vendimin e duhur lidhur më këtë rast, duke mos kursyer asnjërin që ka shkaktuar këtë skandal, qaftë dhe Ambasadoren Çitaku.   

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka”.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadorieje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar”.

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, ka deklaur ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco