Skandali me njohjen nga Xhamajka/ Reagon Konjufca, paralajmëron masa ndaj përgjegjësve

Skandali me njohjen nga Xhamajka/ Reagon Konjufca, paralajmëron masa ndaj përgjegjësve

12:20, 21/02/2020

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas situatës së krijuar me njohjen e Kosovës nga Xhamajka.

Konjufca, ka thënë se ka qenë ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku e cila e ka njoftuar ministrinë e Punëve të Jashtme për njohjen nga Xhamajka.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë ta kenë besuar një informatë të tillë, ngase në rrafshin profesional informata e një ambasadoreje merret si akt i mirëqenë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar”, ka shkruar Konjufca.

Shkrimi i plotë i ministrit Konjufca:

Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka.

Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar.

Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco